2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Sivjet rreth 6 për qind më pak aksidente me fatalitet sesa vitin që shkoi”

Nazmi Zogaj nga Divizioni i komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, ka thënë se statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë që deri më 20 gush të këtij viti kanë ndodhur rreth 6.35 për qind më pak aksidente me fatalitet, krahasuar me periudhën e njëjtë të këtij vitit.

Zogaj të mërkurën në një intervistë në emisionin “Sot” të KTV-së ka thënë se edhe numri i personave që kanë vdekur në aksidente trafiku sivjet është më i ulët krahasuar me një vit.

“Këtë vit e kemi një dallim shumë të vogël prej vitit të kaluar, mund të themi që në kohën e njëjtë, deri me 20 gusht që i kemi nxjerrë të dhënat statistikore, vitin e kaluar kanë qenë 63 raste me pasoja fatale, ndërsa sivjet janë 59, me përqindje 6.35 më pak, ndërsa sa i përket personave të vdekur vitin që shkoi kanë qenë 72 persona, ndërsa sivjet janë 64, me rreth 11 për qind më pak”, ka theksuar Zogaj.

Ai ka thënë se për shkak të frekuentimit më të madh, Prishtina është rajoni ku ndodhin më së shumti aksidente dhe ku shqiptojnë më së shumti gjoba.

Sipas tij brenda 24 orëve në Prishtinë lëvizin rreth 150 mijë vetura. Megjithëkëtë sipas tij aksidentet që ndodhin në Prishtinë janë me dëm më të vogla për shkak se shpejtësia që zhvillohet nga veturat është më e vogël.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img