2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“Situatë e paqëndrueshme dhe diskriminuese”, gazetarët nga Lugina i shprehin shqetësimet e tyre në takim me Bislimin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e informimit shqip në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe sfidat me të cilat përballen mediat e qytetarët atje.

Përfaqësuesit e mediave të Luginës shprehën shqetësime serioze në lidhje me diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe, në veçanti, situatën e paqëndrueshme dhe diskriminuese ndaj mediave shqipe në Luginë.

“Edhe pse përcaktimet ligjore duhet të sigurojnë qasje të barabartë për mediat në gjuhën shqipe në Serbi, ato ende përballen me pengesa dhe vështirësi kur tentojnë të përfitojnë edhe nga mbështetja financiare, e nevojshme për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. Nevoja për qëndrueshmëri financiare është një çështje kyçe për bashkëpunim, rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së informimit shqip në Luginë, duke respektuar parimet e gazetarisë së pavarur dhe etikën profesionale”.

Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi pjesëmarrësit rreth mundësive të bashkëfinancimit nga mjetet e buxhetit të Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës. Gjithashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur dhe kontribuar pozitivisht në përmirësimin e situatës në Luginën e Preshevës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img