Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch.
“Bisedë e mirë me admiralin Musch. I kërkova NATO-s që të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Kujtojmë se sot është bërë dita e 11 e bllokimit të veriut të Republikës së Kosovës nga ana e kriminelëve serbë me barrikada,
Musnch në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve Tanjug ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë./Prishtinapress/