0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Situata në veri, pika kufitare në Jarinjë po vazhdon të jetë e mbyllur

Pika kufitare në Jarinjë po vazhdon të jetë e mbyllur për ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës. Qasje në këtë pikë ka vetëm për dalje, derisa zyrtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të monitorojnë çdo pjesë në atë zonë.

Një kamion po lëvizë në drejtim të Serbisë.

Përmes kësaj pike kufitare mund të kalohet në territorin serb, mirëpo pasi të kalohet kufiri nuk mund të ketë kthim prapa.

Pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur për të gjithë ata që duan të hyjnë në Republikën e Kosovës.

E për kalim janë edhe disa vetura që po e shfrytëzojnë këtë pikë.

Në anën tjetër, nuk shihet asnjë veturë e cila po pret. Edhe këto shenja tregojnë që ky sportel i Policisë së Kosovës nuk punon. Mirëpo për këtë situatë, nuk duan të flasin as qytetarët e kësaj zone.

E pak metra larg kësaj pike kufitare, po qëndrojnë zyrtarë të Policisë së Kosovës me autoblinda. Të njëjtit po e monitorojnë situatën.

Mirëpo, bashkë me ta nuk shihet ndonjë pjesëtarë i KFOR-it apo EULEX-it.

Situatë e qetë është në komunën e Leposaviqit.

Kryetarin Hetemi, ekipi i Tëvë1 e pa vetëm nga dritarja.

Daljen nga objekti e bënë të gjithë zyrtarët komunalë përveç të parit të kësaj komune.

Ndërkohë, kontrolle të automjeteve po bëjnë policia edhe në Bistricë.

Zyrtarët policorë në këtë pikë gjatë së martës zbuluan një kamion me kontrabandë të çamçakëzëve dhe një radiolidhjeje.

Derisa në Banjskë të Zveçanit, po vazhdon akoma të kontrollohet tereni.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img