-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Situata në veri, Lajçak: Mund të kemi ose normalizim ose konflikt, e dyta s’është në interes të askujt

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

I pyetur se a mund të vijë deri te tensionimi i situatës në veri, pas betimit të kryetarëve shqiptarë në katër Komunat atje, Lajçak tha se janë dy rrugë përpara: normalizim ose konfrontim, dhe se kjo e fundit nuk është në interes të askujt.

“Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak.

Ai ka bërë të ditur se ditën e sotme do të qëndrojë edhe në Mitrovicë ku do të takohet edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

“Po shkoj në veri, por me mua është me rëndësi të bisedoj edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut dhe të dëgjoj edhe perspektivën e tij për situatën”, u shpreh Lajçak.

Ai po ashtu njoftoi se të hënën në Bruksel do të ketë një takim në nivel kryenegociatorësh.

Lajçak foli edhe për modelet e Asociacionit, teksa tha se BE e ka bërë të qartë se për ta është i pranueshëm çdo model që që bazohet në vlerat dhe parimet evropiane dhe me modelet evropiane.

“Për BE-në, çfarë është e pranueshme, është çdo gjë që bazohet në vlerat dhe parimet evropiane dhe me modelet evropiane. E kemi thënë këtë qysh në fillim”, u shpreh Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img