-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Buy now

spot_img

Situata në veri, KFOR bën vëzhgime nga helikopteri

Dy ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, gjendja atje raportohet të jetë e qetë.

Policia e Kosovës së bashku me KFOR po vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa KFOR po vëzhgon situatën edhe me helikopter.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img