Rozana Radi dhe Laert Vasili kanë debatuar ashpër sërish për situatat që janë krijuar në shtëpi.
Veçanërisht për këtë të fundit, ku aktori u nda nga Valbona Mhilli si një lojtar i vetëm dhe shkoi në një nominim kokë me kokë me të.
Këngëtarja ia kishte bërë me dije shumë herë se ka dikë jashtë pasi shprehu pëlqim për gazetaren.
Artistja e njohur i thotë sërish se e do dikë jashtë dhe se nuk është beqar, e për këtë e dinë edhe të tjerët.
Pjesë nga biseda e tyre:
Laerti: Dhe unë po të them Rozana vetë ke thënë je beqar Laert.
Rozana: Nuk kam thënë. Ti je i dashuruar jashtë.
Laerti: Me kë, kur je beqar si mund të jesh i dashuruar.
Rozana: Je në terezi? Si më shikon në sy, je palaço.
Laerti: Nëse jam palaço okej.
Rozana: Ti e di sa njerëz janë të sigurt për këtë që po them unë.