8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Situata me ujin në Dukagjin, del raporti i KRU “Hidrodrini”

Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini”, në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik kanë përcjellë situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve pas reshjeve të pandërprera dhe mesditën e së premtes kanë konstatuar se situata mbetet nën kontroll.

Megjithatë, “Hidrodrini” ka bërë thirrje që konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të ujit, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar.

Ndërkohë ka publikuar raportin për të gjitha zonat që prek.

PEJA:

Turbullira vazhdojnë të paraqiten në burimin e Drinit të Bardhë (Radavc), i cili furnizon pjesën veri-lindore të qytetit dhe fshatrave të Pejës, që nga Rrokaqielli. Konsumatorët e kësaj pjese apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.

DEÇANI:

Nga mbrëmja turbullira janë paraqitur në Burimin e CDF-së – Njësia Operative Deçan. Konsumatorët e këtij burimi që mbulon fshatrat Dubovik, Prapaqan, Papiq dhe Krushec vazhdojnë të mbeten pa ujë, meqë ekipet e terrenit janë detyruar të ndërprerjnë furnizimin për shkaqe sigurie dhe operacionale deri në sanim të situatës.

KLINA:

Burimi i Jerinës është vërshuar nga rritja e nivelit të ujit në lumin Klina dhe si pasojë furnizimi nga ky burim është ndërprerë, për shkak të turbullirës së madhe. Deri në kthimin e furnizimit në gjendje të rregullt pa ujë mbesin fshatrat; Jashanicë, Kerrnicë, Pograxhë, Shtupel, Ujmirë, Siqevë, Jellovc, Gjurgjevik i Madh dhe një lagje në Gjurgjevik të Vogël, Klinavc, Dollc dhe Dresnik.

Burimi i Ujit në Garabil, është vërshuar dhe pa furnizim kanë mbetur fshatrat Sferkë, Volljakë, Dush dhe Qupevë e naltë.

Burimi i Dolloves është shkyçur nga furnizimi, pasojë turbullirat e paraqitura. Furnizon Dolloven dhe Rastoken.

Fshati Berkovë, nuk ka furnizim me ujë, shkak ndërprerja e energjisë elektrike.

ISTOG:

Burimi i Istogut, pasdite janë paraqitur turbullira në nivel të ultë. Konsumatorët që furnizohen nga ky burim, apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.

Mbivada mbetet e shkyçur nga furnizimi, për shkak të prishjes. Pa furnizim mbeten fshatrat Shushicë e epërme, Shushicë e poshtme, Zhakovë, Rakosh dhe Uçë.

JUNIK:

Turbullira – Burimi Shkozë. Konsumatorët e kësaj pjese (lagja ‘Agim Ramadani’), apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img