2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Situata me Covid -19/ Krasniqi deklarohet pas mbledhjes me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme

Pas takimit që zhvilloi drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme tha se qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi për menaxhim të COVID-19 dhe analizën e kapaciteteve hapësinore por edhe të pajisjeve mbrojtëse. Ai tha se sot edhe zyrtarisht do të bëjnë kërkesë në MSh për shtimin e kapaciteteve infermirore.

Ai tha se aktualisht situata është e qetë dhe numri i të shtrirëve në spitale dhe klinikat e QKUK-së sillet tek 40-shi.

“Me tendencën e rritjes së rasteve epidemiologjike ne si SHSKUK duhet të jemi të përgatitur se që kemi qenë gjithmonë për të përballuar ndonjë fluks më të madh të pacientëve. Tani për tani situata është e qetë numri i të shtrirëve në spitalet tonë dhe në QKUK sillet diku tek 40-të dhe ne kemi planet për menaxhim të pandemisë për rastet që do të kërkojnë spitalizim… Në nivel të SHSKUK-së ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve në mënyrë të rregullt pasi numri i pacientëve të shtrirë në klinikat tona nuk është i madh dhe na lejon të vazhdojmë me shërbime normale”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img