Mijëra demonstrues kanë bllokuar rrugët në Malin e Zi në jug, në një protestë kundër inagurimit të kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, shkruan Insajderi.
Turmat e zemëruara hodhën gurë drejt policisë dhe rrëzuan gardhet e sigurisë rreth manastirit në qytetin Cetinje, ku pritet të zhvillohet ceremonia.
Demonstruesit bërtitën “Kjo nuk është Serbi!” dhe “Rroftë Mali i Zi!, teksa kanë filluar përplasjet fizike me policinë.
Sipas raportimeve të fundit, besohet se Policia është duke dërguar me helikopter kryepeshkopin Metropolitan Joanikije në Cetinje, ku pritet të inagurohet si kryepeshkop.