Site icon PrishtinaPress

Situata e sigurisë në kryeqytet mbledh Këshillin Komunal të Sigurisë në Bashkësi

Në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, nesër do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi.

Siç ka njoftuar komuna, jashtëzakonshmëria e kësaj mbledhjeje ka të bëjë me gjendjen e sigurisë në kryeqytet.

“Nesër, më 18.08.2023 në ora 10:00 në objektin e vjetër të Kryeqytetit në Sallën e Kuvendit do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. Duke u bazuar në Situatën e sigurisë në Kryeqytet dhe pas shumë takimeve nga Kryetari z. Përparim Rama me përgjegjësit e sigurisë në nivel lokal, mbledhja do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: Gjendja e Sigurisë në Kryeqytet”, u tha në njoftim, raporton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Prishtinë më 4 gusht, një person mbeti i vrarë, ndërsa shumë të tjerë mbetën të lënduar.

Nga ky rast, dhe disa raste tjera të vrasjeve në vend, kanë bërë që policia të nisë një aksion të quajtur “Goditja”, e që kishte për qëllim kapjen e armëve pa leje.

Deri më tani, sipas të dhënave policore, në Prishtinë janë ndaluar rreth 100 persona ndërsa janë konfiskuar edhe rreth 40 armë zjarri. Rreth 17 mijë automjete janë kontrolluar.

Exit mobile version