Site icon PrishtinaPress

Situata e sigurisë në Izrael dhe politika në Lindjen e Mesme, temë në objektin e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se sot e patën një takim me drejtoreshën e Komitetit Hebre-Amerikan (AJC), Avital Leibovich.

Ai tha se takimi u bë nga Kuvendi i Kosovës, më saktësisht nga Grup i Miqësisë i Kosovës me Izraelin, ku është pjesëtar edhe ai.

“Si Grup i Miqësisë i Kosovës me Izraelin, nga Kuvendi i Kosovës, pritëm sot në takim Drejtoreshën e Komitetit Hebre-Amerikan (AJC), Avital Leibovich, me të cilën biseduam për luftën dhe situatën e sigurisë në Izrael dhe gjendjen politike në Lindjen e Mesme!”, ka thënë Hoxhaj.

Exit mobile version