Site icon PrishtinaPress

Sistemi i Kapjes së Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Në Korrik të vitit 2023 në një proces zgjedhor të dyshimtë në Universitetin “ Kadri Zeka” në Gjilan, ishte zgjedhur Artan Dermaku rektor në bazë të linjës politike, shkruan PrishtinaPress.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të linjes së kapjes dhe marrjes së shërbimeve në mënyrë jomeritore në këtë linjë të kapjes së institucionit, dhe në vazhden e ndikimeve në institucionet tjera që t’a këtë më të lehtë qeverisjen në universitet, rektori emëron për këshilltar të tij Gëzim Tosunin – DOKUMENT.

Gëzim Tosuni përveç që është mësimdhenës në të njejtin universitet në Fakultetin Ekonomik, i njejti është edhe anëtarë i këshillit shtetëror të cilësisë Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC),  për të njëjtin besohet se është dërguar një shkresë se pozicioni i tij do të ishte konfliktë interesi në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo dyshe dyshohet se kanë raport të ngushtë me Drejtorinë e Agjencionit të Akreditimit, Naim Gashin dhe Kumrije Gagicen, me ç’rast së bashku edhe koordinojn veprimet për institucionin arsimor, Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Para tri viteve Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan kishte fituar akreditimin institucional për tri vite nga KSHC- ja që ndryshe i jepet me kusht për shkak se ky Universitet sipas KSHC-së nuk e ka plotësuar kushtin e infrastrukturës, ku hapësira për staf dhe student është e mangët e me ç’rast është e vërtet për shkak se i gjithë objekti i ka funksionale vetëm tri tualete e me ç’rast qarkullojnë rreth 1000 studentë në këtë objekt.

Në bazë te informatave rektori Artan Dermaku ka një miqësi të ngushtë me Naim Gashin, emrin e të cilit shpesh e perdorë në takime e ndeja si njeri të tij dhe për një lidhje mes Artan Dermakut, Naim Gashit, Kumrije Gagices dhe Gëzim Tosunit ku të njejtit veprojnë në grup.

Kjo formë e favoreve vërehët edhe në udhëtimet zyrtare të cilat i zhvillon rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ku udhëton edhe me motrën e Kumrije Gagices (drejtoreshë e NARIC Kosova – MASHT) – Shejnaze Gagica e cila është staf i angazhuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, e cila nuk është staf i rregulltë por e njëjta është ligjëruese e rregullt në Kolegjin UBT.

Brenda Universitetit “Kadri Zeka” flitet se po në këtë muaj, Qershor, do të hapet konkurs për staf akademik me ç’rast do të pregaditet një konkurs për Shejnaze Gagicen, si duket rektori ka filluar t’i kthej detyrimet qe i ka ndaj favoreve të cilat i ka marrë në fillim duke u nisur nga akreditimi.

Lidhur me këto pretendime dhe informata portali PrishtinaPress ka dërguar pyetje për të marrë konfirmim, mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur pyetjeve të dërguara duke konfirmuar në heshtje se këto informata janë të vërteta.

Exit mobile version