1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sirenat mbledhin qindra serbë në veri, shumë prej tyre me maska

Arrestimi i udhëheqësit të grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri, ka shkaktuar reagim te serbët.

Qindra sosh janë mbledhur nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Një pjesë e madhe e tyre janë me maska, që dyshohet të jenë anëtarë të grupeve të kriminale.

Kush është “Llune”, krimineli serb i arrestuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR’it

Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri të Kosovës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img