3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sirenat e alarmit bien në të gjithë Ukrainën

Sirenat e alarmit ranë në të gjithë Ukrainën, ndërsa Rusia ndërmori një valë masive sulmesh ajrore nga Kharkivi në veri, tek Odesa në jug dhe Zhitomiri në perëndim. Ushtria ukrainase tha se Moska kishte lëshuar mbi 80 raketa në qytetet rreth vendit dhe se ishin përfshirë 8 dronë.

Ajo pretendon se kishte rrëzuar 34 raketa dhe 4 dronë Shahed të prodhuar në Iran. Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko raportoi shpërthime në distrikte perëndimore dhe jugore të kryeqytetit. Disa automjete morën flakë para një godine rezidenciale, dhe autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vendstrehime. Mbi 40 për qind e qytetarëve kanë mbetur pa ngrohje pas ndërprerjes së energjisë në kryeqytet.

“Dëgjova një shpërthim shumë të fortë. U ngritëm me vrap nga shtrati dhe pamë një automjet të përfshirë nga flakët. Më pas edhe makina të tjera morën zjarr. Dritare e xhama në ballkone filluan të shpërthenin. Ishte shumë e frikshme”, tha një qytetar i Kievit.

Një sulm masiv me raketa goditi infrastrukturën energjetike në qytetin-port të Odesës, duke shkaktuar ndërprerje të elektricitetit, e po ashtu u qëlluan edhe zona rezidenciale, por fatmirësisht pa viktima. Të paktën 15 sulme u raportuan në qytetin dhe rajonin e Kharkiv, të cilat shënjestruan infrastrukturë kritike dhe godina banimi.

Në Ukrainën perëndimore, të paktën 5 persona humbën jetën në Lviv pasi një raketë goditi shtëpinë e tyre. Autoritetet në Dnipropetrovsk raportuan gjithashtu të paktën 1 viktimë dhe 2 të plagosur. Sulmet ruse nuk kursyen dhe lanë pa energji edhe centralin më të madh të Europës, atë të Zaporizhias. Kjo ishte valë më e rëndë e sulmeve raketore ruse në Ukrainë që prej fundit të janarit, kur 11 persona u vranë pas shënjestrimit të dhjetëra godinave në disa rajone.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img