Site icon PrishtinaPress

Sipas studimit lemza mund të jetë shenjë e kancerit

Për shumicën prej nesh, lemza është një ndërprerje e papërshtatshme, por e shkurtër dhe ne priremi që ta konsiderojmë atë si të padëmshme.

Shpesh nuk ka një shkak të qartë pas spazmave të vogla të bezdisshme, ato mund të shkaktohen nga stresi, gëlltitja e ushqimit ose pijeve të gazuara, ose edhe pirja e paksa shumë alkool.

Megjithatë, në disa raste të rralla, lemza mund të jetë shenjë e diçkaje serioze, ku “Cancer Research UK”, tha se mund të jetë një shenjë e kancerit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Një studim i publikuar në “American Journal of Hospice & Palliative Medicine” konfirmoi se deri në 40 për qind e pacientëve me kancer zhvillojnë të kenë lemzë.

Ndërkaq, një studim tjetër zbuloi se për një në 10 pacientë me kancer, lemza e tyre mund të vazhdojë për më shumë se 48 orë.

Ndryshe, ekspertët kanë bërë të ditur se lemza e vazhdueshme mund të shkaktojë edhe komplikime të tjera si lodhje, rraskapitje ose çrregullime të gjumit, madje, sipas tyre ajo mund të shkaktojë edhe siklet dhe shqetësime të ndryshme psikologjike.

 

Exit mobile version