Site icon PrishtinaPress

“Sipas sonadzheve, AAK-ja ka rënë nën 6 për qind”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha sot se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka rënë nën 6 për qind të votave, bazuar në një sondazh që posedon Partia Demokratike.

Ky sondazh, i realizuar me qëllim matjen e disponimit të votuesve, e ka nxjerr AAK-në si parti të katërt në nivel vendi, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

Ai po ashtu ka thënë se u ka bërë me dije secilës parti se nuk do ta votojnë askënd për president, përveç atë që e propozon partia e tij.

Hoxhaj tregoi se është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe i ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij.

“Kam pasur takim me Haradinajn, para dy javësh, ia kemi bërë të qartë atij.. Mustafës, Limajt që kushdo që dëshiron ta kenë voton për zgjedhjen e Presidentit, ne mund ta votojmë vetëm një kandidat që e propozon PDK-ja, e jo i partive të tjera”, tha Hoxhaj.

Exit mobile version