2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Sipas rumunëve, për UEFA-n thirrjet “Kosova është Serbi” nuk është thirrje raciste

Të premten mbrëma, kombëtarja e Kosovës ishte nikoqire e Rumanisë në Bukuresht.

“Dardanët” nuk e përfunduan ndeshjen deri në fund, pasi 2 minuta para fundit të takimit nisi një tollovi e madhe në fushë, teksa në tribuna nisën sharjet dhe thirrjet anti-Kosovë. Kështu, futbollistët dardanë vendosën të dalin nga fusha, për mos t’u kthyer më.

Për këtë reagoi edhe FFK-ja një ditë pas ndeshjes, duke cilësuar ato thirrje si raciste dhe kundër shtetit të Kosovës.

“Federata e Futbollit të Kosovës (FFK)  dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s”, thuhet në reagimin e shtëpisë së futbollit Kosovar.

Por, kështu normalisht nuk mendon Federata rumune e futbollit.

Ajo i ka mohuar këto sjellje të tifozëve të tyre, madje duke i falëndëruar për “sjelljen” e tyre të mirë.

“Federata rumune e futbollit beson se nuk ka pasur thirrje raciste gjatë ndeshjes me Kosovën. Sipas UEFA-s, thirrjet ‘Kosova është Serbi’ nuk janë raciste. Ashtu edhe na është konfirmuar në takimin teknik para ndeshjes të së premtes. Ne besojmë se akuzat që vijnë nga ekipi mysafir janë të pabaza dhe janë të paramenduara. Ne falënderojmë të gjithë 50 mijë tifozët që ishin të pranishëm në stadium për sjelljet e tyre të mira dhe të matura. Është e konfirmuar se asnjëherë në stadium nuk është kënduar ‘Kosova është Serbi”, shkruhet në komunikatën e FRF-së.

Edhe Rumania edhe Kosova janë ende nën ethe, duke pritur një vendim nga UEFA për këtë ndeshje.

Kosova nesër e luan ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Lituanisë, me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img