-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sipas marrëveshjes së koalicionit, Haradinaj nuk ka të drejtë t’i shkarkojë ministrat e Pacollit

Në mediat e vendit po raprtohet se kryeministri Haradinaj sot do ta shkarkojë ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj.

Por një gjë e tillë nuk mund të realizohet edhe aq lehtë.

Sipas marrëveshjes që e kishin arritur muaj më parë koalicioni PAN me AKR-në, specifikohet se ministrat e Aleancës Kosova e Re, emërohen dhe shkarkohen nga Behgjet Pacolli.

“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj”, thuhet në Pikën 5 të marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it, transmeton lajmi.net

Në bazë të kësaj del se pa një miratim nga Behgjet Pacolli, të paktën nga marrëveshja, ministrat e AKR-së nuk mund të shkarkohen.

Flamur Sefaj, dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi mund të shkarkohen sot gjatë ditës.

Këtë e ka konfirmuar mbrëmë edhe kryeministri Haradinaj.

Këto vendime po vijnë si rezultat i arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img