6 C
Pristina
Saturday, January 25, 2025

Buy now

spot_img

Sipas Grenell-it para tri vjetëve qenka biseduar për tërheqjen e NATO-s nga Kosova

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se “në vitin 2020 është diskutuar për tërheqjen e forcave të NATO-s nga Kosova sepse në atë kohë është bërë përparim i madh në dialog”.

“Donald Trump dhe ekipi i tij bënë lëvizje të mëdha dhe inovative për të afruar Kosovën dhe Serbinë”. Ne kishim një marrëveshje ekonomike që të dyja palët po e shtynin përpara. Duhet të jem i sinqertë, pasi kemi bërë shumë progres në vitin 2020, kemi diskutuar idenë e mundshme të largimit të forcave të NATO-s nga Kosova. Ishte koha, nuk kishin çfarë të bënin më. Të dy palët u pajtuan për zhvillimin ekonomik, hapën kufijtë, u pajtuan për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, Lufthansa tha se do ta sigurojë këtë fluturim, ne bëmë shumë përparim, por më pas erdhi ekipi i Biden-it dhe vendosi të ndryshojnë politikën e SHBA për Ballkanin”, ka pretenduar Grenell.

Sipas fjalëve të tij, tani politika e SHBA është se kryesorët janë evropianët.

“Pra, për tre vjetët e fundit evropianët kanë qenë në krye dhe ajo që ne shohim është kaos, dhunë, konflikte dhe shohim një rritje të pranisë së trupave në Kosovë. Këto janë faktet”, ka thënë Grenell./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img