-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sinjale pozitive, delegacioni ukrainas dhe ai rus bëjnë progres në bisedime

Kanë ardhur sinjale pozitive nga delegacioni i Ukrainës dhe ai rus lidhur me bisdedimet që tani po zhvillohen virtualisht, përcjell Gazeta Express.

Leonid Slutsky, anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në bisedimet me delegacionin ukrainas, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, shkruan CNN.

“Nëse krahasojmë pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në negociatat në fillim dhe tani, mund të shohim përparim të rëndësishëm”, tha Slutsky.

“Unë pres që progresi mund të rritet në një pozicion të unifikuar të të dy delegacioneve dhe në një dokument për nënshkrim”, tha ai.

Delegatët nga të dyja palët e bisedimeve të paqes kanë tingëlluar pozitivisht, përpara negociatave që do të vazhdojnë ditëve të ardhshme, raporton The Guardian.

Negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se bisedimet janë bërë më konstruktive.

“Ne nuk do të pranojmë në parim asnjë pozicion. Rusia tani e kupton këtë. Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive. Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda disa ditësh”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Kjo vjen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz folën në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin thanë se nuk tregoi gatishmëri për t’i dhënë fund luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img