1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sindikata reagon ashpër pasi minatorëve iu ndaluan nga 50 euro në rrogë për grevë

Rreth 150 minatorë të Trepçës këtë muaj i kanë marrë pagat me nga 50 euro më pak. Arsye për këtë është një dënim që ka ardhur nga menaxhmenti i ndërmarrjes.

Kjo pasi minatorët për disa ditë kishin mbajtur grevë si pasojë e vonesës së pagave. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka bërë të ditur për Nacionalen se vendimi për dënim është mbajtur i fshehtë.

“Janë dënuar me ndalesë prej 50 eurove. Vendimet i kanë mbajtur fshehtë. Përllogaritja e pagës vjen nga drejtoria e minierës dërgohet në menaxhment, janë rreth 150 punëtorë që janë dënuar”, ka thënë Januzi.

Januzi ka bërë të ditur se ky vendim për dënimin e minatorëve është tentim për frikësimin e punëtorëve.

“Komenti jonë është i papranueshëm ky veprime vendim nga menaxhmenti, vendim i cili ka për qëllim me i frikësu e shantazhu. Ky është diskriminim dhe shkelje e të drejtave të minatorëve. Është ndëshkim është shantazh nëpërmjet të cilit vendim synohet me bo presion që minatorët mos me kërku të drejtat e tyre siç është paga, dhe kushtet e punës”, ka thënë Ibrahim Januzi.

“Kemi kërkuar vetëm realizimin e pagës, e për të cilën menaxhmenti e ka obligim dhe detyrë me realizu pagën që i ka tejkau krejt afatet ligjore. Ky vendim është kërcënim dhe shantazh ndaj minatorëve që mos me protestu dhe grevu ën kërkim të të drejtve të tyre. Me i frikësu minatorët nuk munden asnjëherë, as me i kërcënu. Ka raste edhe më të vështira që i kanë përballuar, do ta përballojnë edhe këtë”, deklaroi Januzi.

Kryetari i Sindikatës foli edhe për raportet me kryeshefin e Trepçës, Enis Abdurrahmani, duke theksuar se ai është i mbyllur dhe kanë qëndrime krejtësisht të kundërta.

“Kryeshefi është i mbyllur. Janë takuar para 4-5 dite nënkryetari dhe një anëtar sepse unë jam pushim për realizimin e pagës së fundit. Kemi mendime jashtëzakonisht të kundërta”, ka përfunduar Ibrahim Januzi.

“Një vlerë që mund të jetë e përafërt (e humbjeve ditore në rast të mos punës) varet nga shumë faktorë, mund të jetë nga 40 mijë deri në 50 mijë euro në ditë,… Në konsultim me zyrën ligjore dhe departamentet tjera, kemi marrë masat e para që çdo bojkot dhe sabotim në punë do të sanksionohet me ndalesa të ekzekutimit të meditjeve dhe shujtave ditore, dhe nëse ky bojkot dhe sabotim thellohet, atëherë i kemi masat e rregulloreve të brendshme të cilat sanksionojnë edhe me pagë deri në 40 përqind , mirëpo ligjet i kemi shumë të qarta që do të thotë se çdo bojkot dhe sabotim mbi tre ditë pune mund të shpie edhe deri në shkëputje të marrëdhënies së punës për çdo punëtor që e bënë këtë vepër… Masa fillestare është marrë ndaj 151 punëtorëve të cilët kanë bojkotuar punën, dhe një kalkulim i përafërt i masës financiare që do të merret ndaj tyre do të jetë rreth 176 euro për një punëtor, për këto katër ditë të bojkotit të punës”, ka thënë Abdurrahmani.

Minatorët kishin mbajtur grevë për disa ditë, pasi nuk po iu dilnin pagat. E pasi pagat u dolën, ato dolën më të vogla si rezultat i dënimit nga udhëheqësit e ndërmarrjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img