Ka vdekur zyrtari policor Agron Berisha.
Me këtë rast Sindikata e Policisë i ka ngushëlluar familjarët me anë të një telegrami.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Agron Berisha, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegram.
Berisha kishte shërbyer për vite me radhë në stacionin policor në Rahovec.
Ai kishte qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.