0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut: Të kthehen në punë minatorët grevistë që u larguan

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar lidhur me largimin e minatorëve grevistë nga puna.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata e kundërshtojnë këtë gjë fuqishëm.

“Sindikata e Re e Korporata Energjetike e Kosovës shprehë fuqishëm kundërshtimin e saj ndaj largimit të kryetarit dhe anëtarëve minatorë grevistë nga puna. Ky veprim i papranueshëm jo vetëm është antiligjor dhe antikushtetues, por gjithashtu cenon rendë demokracinë dhe lirinë e shprehjes së vullnetit për të drejtat e punëtorëve”.

“Në një kohë kur punëtorët po luftojnë për të drejtat e tyre, vendimi i Menaxhmentit të Trepçës të largojë grevistët nga puna është i papranueshëm. Ligji dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës garantojnë të drejtën e punëtorëve për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të zhvilluar greva”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Re KEK deklaron se ky veprim është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe është në kundërshtim me vlerat demokratike të vendit tonë.

“Ne kërkojmë që urgjentisht Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bordi i Trepçës të marrin masa të menjëhershme ndaj ketij menaxhmenti deshtues dhe destabilizues. SR KEK kërkon që grevistët e suspenduar të rikthehen në punë menjëherë dhe të respektohen të drejtat e tyre kushtetuese. Po ashtu, nekërkojmë një hetim të pavarur për këtë ngjarje dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për këtë vendim të padrejtë”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img