Site icon PrishtinaPress

Sindikata e punëtorëve të KEK-ut paralajmëron protestë për nesër

Shoqata Sindikale Siguria Fizike “KEK” ka bërë të ditur se nesër do të zhvillojnë një protestë të rëndësishme para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Në njoftimin e dërguar thuhet se kërkesa e tyre është e qartë dhe e drejtë: “Të sigurojmë KEK-un dhe të kthehemi në shtëpinë tonë”.

“Stop tenderimit të këtij departamenti. Në këtë ngjarje, do të dëshirojmë të ndani zërin e punonjësve të Sigurisë Fizike të KEK-ut dhe të bëjmë të ditur për situatën e tyre aktuale. Për të marrë përgjigje nga zyrtarët e KEK dhe për të bërë të ditur nevojën e ndryshimit, është e rëndësishme që media të përcjellë këtë protestë”.

“Ju jeni të ftuar të keni një prezencë të gjallë në vendngjarje dhe të intervistoni përfaqësuesit e shoqatës sonë. Ju faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj lëvizjes sonë për drejtësi dhe siguri në punë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version