Site icon PrishtinaPress

Sindikata e Policisë së Kosovës dorëzon peticionin në Kuvend

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar nga punonjësit e Policisë së Kosovës lidhur me pakënaqësitë tyre.

Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo sindikatë, ky peticion ka të bëjë me: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë , Ligji e pensionimit , shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version