Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar në lidhje me kidnapimin e tre kolegëve të tyre, policëve kufitar nga ana e Serbisë.
Ata janë shprehur të shqetësuar, dhe e ka dënuar këtë rast.
Sindikata e Policëve ka kërkuar lirimin e tyre sa më parë, duke treguar se kidnapimi ka ndodhur thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon ashpër rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, nga policia Serbe.
Zyrtarët policore Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema kanë qenë në Terrirtorin e Republikës së Kosovës duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë Serbe pa paralajmërim kidnapohen dhe dërgohen në drejtim të panjohur deri me tani.
Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit.
Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë që mos ju ndodh asgje e keqe, kurse kërkojmë nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre.
Sindikata e Policisë së Kosovës