4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sindikata e Policisë e zhgënjyer me Qeverinë për mos ekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë

Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur e shqetësuar që edhe në fund të muajit prill nuk kanë dalë shtesat e premtuara nag qeveria për rrezikshmëri.

“Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në menyrë retroaktive do të ekzekutoj pagesën e rrezikshmerisë për të gjithë zyrtarët policor ku per fat te keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë.

Sindikata e Policisë së Kosovës thotë ka pranuar dhe vazhdon të pranoj vërejtje dhe ankesa nga të gjitha njësitë në kuadër të Policisë së Kosovës per mos realizimin e shtesës së rrezikshmerisë edhe në këtë muaj si dhe pagësën retroaktive për muajin shkurt dhe mars.

“Sindikata pranon edhe ankesa nga njësitet e stafit civil që punojnë në kuader të PK-së që kanë të bëjnë me kategorizimin ku pritshmeritë kanë qenë të mëdha që shtesa e rrezikshmerisë dhe kategorizimi do të dalin me pagën e muajit prill dhe për muajt paraprak”.

Sindikata e Policisë kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës shpreson se Qeveria e Republikes së Kosovës do të reflektoj dhe pa humbur kohë do ta realizoj shtesën e rrezikshmerisë si e drejtë elementare dhe e merituar në të kunderten e mos ralizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat tjera qe ia kem parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si Sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për ti realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në fund të njoftimit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img