Site icon PrishtinaPress

Sindikata e minatorëve sot takoi zyrtarë të Qeverisë: Nuk mund të them që presim diçka

Minatorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë në ditën e pestë të grevës. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi tha se ditën e sotme ka pasur një takim me disa zyrtarë të qeverisë.

Jonuzi për Insajderin tha se nuk presin të ketë diçka nga ky takim

“Me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria. Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim diçka”, tha ai.

Tutje, Jonuzi bëri të ditur se 24 minatorë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë duke kërkuar ndihmë mjekësore.

“Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë”, u shpreh ai.

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

Exit mobile version