-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sindikalisti i përgjigjet Kurtit: Pse s’i ndalen pagat serbëve që nuk dalin në punë

Kryeministri Albin Kurti tha dje se s’është as ligjore e as e logjikshme të paguhen ata që s’punojnë. Këtë e tha kur arsyetoi se pse Qeveria po kërkon listëve e punonjësve që po mbajnë grevë, për t’ua ndalur pagat.

Përfaqësuesi i sindikatave të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, thotë se prej kohësh pyet sekretarë të ministrive dhe ministrat, se pse marrin paga zyrtarëve serbë, që ai thotë se nuk dalin në punë.

“Për ata që nuk e dinë dhe nuk duan të dinë. Për vite, kam drejtuar emaila sekretarëve dhe ministrave, kam shkruar statuse në facebook qe të iu ndalen pagat zyrtarëve të strukturave paralele serbe qe nuk dalin në punë”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

“Jo veq qe nuk dalin në punë por pengojnë edhe shtrirjen e pushtetit, rendit dhe ligjit në komunat veriore të Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Dje në Gjakovë, Kryeministri Kurti ka këmbëngulur se punonjësit që po mbajnë grevë, nuk duhet dhe nuk do t’i marrin pagat.

Ministria e Financave nuk i ka ekzekutuar pagat, pasi është refuzuar t’i dërgohen listat e grevistëve, të cilat i ka kërkuar./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img