4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sinani: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, formë e spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginë

Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës po vazhdojnë të përballen me probleme të shumta.

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, në një intervistë për Radio Dukagjinin, tregoi për sfidat me të cilat përballën qytetarët shqiptarë në Luginë.

Shqiptarët do me thënë po mbesin të përjashtuar nga çdo institucion me pushtet edhe në buxhet real ekzekutiv, duke i pasur parasysh gjithë këto rrethana, ne jemi përjashtuar nga drejtësia, ekonomia, siguria që janë fushat kryesore për liri, zhvillim për një mirëqenie edhe më të mirë për barazi. Por, thelbi i problemit është se Kushtetuta aktuale dhe ligjet në fuqi të Republikës së Serbisë, modeli administrativo-territorial i brendshëm, por edhe klima e thellë antishqiptare është dominuese në elitat politike dhe publike në Beograd”, tha ajo. 

Autoritetet serbe së fundmi kanë përmendur idenë e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. E, sipas Sninanit, me këtë Serbia po synon të bëjë spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë.

 “Me shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Serbi, kjo po e cenon paqen, sigurinë edhe stabilitetin në rajon. Asnjë shqiptar në Luginë nuk duhet edhe nuk i përgjigjet shërbimit ushtarak në Serbi, normal që ka me u refuzu. Por, me këtë rast, Serbia çfarë po bën? Po nxit shpërnguljen edhe më të madhe masive, me këto veprime Serbia po ndërmerr spastrim etnik dhe është kulmi i diskriminimit dhe shkeljes sistematike”, tha ajo.

Me tej, Sinani tha se janë duke biseduar edhe me faktorin ndërkombëtar për çështjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, përderisa shtori se edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa që të ndalohet kjo qasje e Serbisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img