Sinan Vllasaliu është si vera, sa më i vjetër, aq më i mirë, shkruan Indeksonline.
Mjeshtri i shumë hiteve në skenën muzikore është rikthyer me projektin e ri të quajtur “Amanet”.
Kënga është përcjellur me videoklip të bukur, i cili është xhiruar në Përlepnicë të Gjilanit.
Që në fillim të publikimit kënga po pelqehet dhe po shëndrrohet ngadalë në hit të momentit.
Tekstin e këngës i’a ka bërë Ghulo, ndërsa muzikën dhe orkestrimin Dritëro Shaqiri.