Site icon PrishtinaPress

Sinani rikonfirmohet në krye të degës së PVD, godet Shqiprim Arifin e “izoluar nga Tirana e Prishtina”

Ardita Sinani është është rikonfirmuar si kryetare e degës së Preshevës së partisë Partia për Veprim Demokratik (PVD).

Kjo parti në Preshevë është opozitë, pasi qeverisë rivali i Sinanit, Shqiprim Arifit.

Edhe në këtë rast, Ardita Sinani e ka akuzuar rëndë Arifin, duke e lidhur si të ndikuar nga Beogradi.

”E të çrrënjoset nga dirigjimi, nënshtrimi e shantazhimi nga interesat e parapolitikës së Beogradit. Formë e qeverisjes e cila viteve të fundit e karakterizon komunën tonë”, ka thënë Sinani.

Më tutje, ajo thotë se Arifi është i izoluar nga Prishtina dhe Tirana.

”Preshevës i duhet sa më shumë Kosovë e Shqipëri, e koordinim i përhershëm me Prishtinën e Tiranën”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Sinani shërben si këshilltare për Luginën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Exit mobile version