Sinan Hoxha ka prezantuar mbrëmë (e hënë) projektin e ri muzikor.
“E omla dashni” mban titullin kënga e re e artistit shqiptar, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar Armand Trebicka, kurse për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga dhe 2Step.
Ndërkohë producimi është bërë nga vet këngëtari Hoxha.
Pak pas publikimit, kënga mori reagime të shumta e njëherësh mjaft pozitive nga fansat e publiku.
Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar në platformën e Sinanit në YouTube.