1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Simptomat e “Floronës”, sëmundjes më të re në botë

Gjatë së shtunës në Izrael është konfirmuar rasti i parë me një sëmundje të re, të quajtur “Florona”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo sëmundje është infeksion i dyfishtë mes Covid-19 dhe gripit.

“Sëmundja e dyfishtë” është konfirmuar për herë të parë tek një grua shtatzënë e cila kishte shkuar në spital për të lindur.

Simptomat e “Florona” janë kollitje, hundë të zëna, ftohje të fytit, të vjella, dhimbje koke dhe dobësim.

Njëjtë si Covid-19, kjo sëmundje e re ndikon tek rrugët e frymarrjes si dhe tek mushkëritë.

Deri më tani, nuk dihet se si ka ndikur ky infeksion në trupin e të infektuarës, derisa nuk janë identifikuar raste të reja.

Ekspertët përveç “Floronës”, kanë zbuluar edhe “Delmicronin”, një kombinim mes dy variantëve Delta dhe Omicron. Ky po ashtu nuk është variant i ri, por trupi i njeriut sulmohet nga të dy mutacionet e Covid-19 përnjëherë.

“Florona” dhe “Delmicron”, sipas shkencëtarëve besohet se po infektojnë më shumë njerëzit që nuk janë imunizuar kundër Covid-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img