Në qytetin e Ulqinit është duke u zhvilluar Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor “Ruatja e Qëndrueshme dhe Historia e Kalasë së Ulqinit”
Organizatori dhe kryetari i këtij simpoziumi, Cafo Boga, që është dhe Kryetari i Fondacionit Kulturor Shqiptaro- Amerikan shprehet se qëllimi është të mbrojmë kalan nga degradimi dhe përveçse një aset historik ky monument kaq i bukur të kthehet e në një aset ekonomik.
“Qëllimi është të zgjojmë vëmendjen e atyre që janë përgjegjes për këtë kala se është koha të bëhen permisime që të mos degradohet një monument kaq i bukur historik e kulturor por të kthehet në një aset ekonomik që të përfitojnë jo vetëm banorët e kalas por gjithë qyteti .Mesazhi është të zgjohemi e të shikojmë çfarë trashëgojmë e përgjegjësinë që kemi ndaj këtyre monumenteve që së paku duhet të mbrohen e nese nuk jemi në gjendje që ti ngrisim lart sëpaku duhet ti mrojmë që ashtu sic na e lanë të parët t’u lëmë e ne brezave”, thotë ai.
Ndërsa nënkryetaria e këtij simpoziumi, Gjejlane Hoxha nga Kosova, shprehet se përveç mbrotjes e rritjes së vlerave historike kulturore dhe ekonomike që ka Kalaja e Ulqinit një prespektiv e këtij simpoziumi shkencorë është që pse jo Ulqini dhe Kalaja të vlersohen si asete të trashigimis kulturore e historike botërore duke u bërë në të ardhmen pjesë e UNESC-os.
Simpoziumi do vazhdojë deri më datën 2 tetor dhe më pas gjitha kërkimet dhe referimet shkencore të studiuesve që kanë referuar do botohen në një libër si gjurme e një pasurie kulturore .