1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Simpatizanti i VV-së thotë se Asociacioni do të sjell probleme në mbarë botën, ministri Çeku e shpërndan

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, ka shpërndarë një shkrim në të cilin flitet në mënyrë arbitrare për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke pretenduar se kjo ide do të çonte edhe në probleme globale për shkak të rritjes së agjendës së të djathtës ekstreme.

Simpatizanti i partisë që drejtohet nga Kurti, Gent Carrabregu, ka shkruar se Asociacioni do të nënkuptonte “vdekjen e ngadalshme” të Kosovës derisa (sic) do të hidhte farat e një lufte të re në Ballkan.

Ai e ka quajtur qeverinë në Beograd si të ekstremit të djathtë, duke u shprehur se Asociacioni është kërkesë e saj dhe jo e komunitetit serb në Kosovë. Carrabregu nuk ka ofruar ndonjë fakt për pretendimet e tij.

Më tej, ai ka shkruar se Asociacioni njëetnik do të çonte edhe drejt promovimit të agjendës globale të të djathtës ekstreme.

“Besoj që nuk na duhet kjo në një moment të ndjeshëm gjeopolitik si ky i yni, ku demokracia liberale veçse është nën shumë presion në mbarë botën.”

Ky shkrim është shpërndarë pa asnjë fjalë shtesë nga Ministri Çeku në llogarinë e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img