Simone Inzaghi e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Manchester Unitedit, teksa ‘Djajtë e Kuq’ po vlerësojnë alternativat e mundshme për ta zëvendësuar Erik Ten Hag.
Ten Hag pati një fillim të dobët të sezonit në Ligën Premier dhe përkundër faktit që iu dhurua një kontratë e re në verë, ai po lufton që ta shpëtojë punën e tij.
Sipas SportItalia, hierarkia e Unitedit e ka kontaktuar trajnerin e Interit për të pyetur nëse do të dëshironte të kalonte në Angli, por morën përgjigje negative.
Inzaghi ka mahnitur gjatë këtyre viteve si trajner dhe kjo duket qartësisht se ka kapur syrin e drejtuesve të Unitedit.
Italiani e udhëhoqi Lazion drejt Ligës së Kampionëve para se të punësohej nga Interi. Inzaghi i ka udhëhequr më pas ‘Nerazzurrët’ drejt titullit të Serie A, dy trofeve të Kupës së Italisë dhe një finale të Ligës së Kampionëve.
Pasi Harry Maguire me golin e tij ndaj Portos ‘shpëtoi kokën’ e Ten Hagut, tekniku holandez e di se duhet patjetër të marrë një rezultat pozitiv ndaj Aston Villës për të vazhduar tutje si trajner i tyre.
Në rast se Unitedi vendos që ta shkarkojë atë, atëherë duhet të vlerësojnë opsionet e tjera pas Inzaghi nuk ka për synim të lëviz nga Interi.