2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Simite indiane me shijen e të cilave do të kënaqeni!

Ushqimi indian është i njohur për gjellët pikante, ndërkaq buka e tyre është mbase pjesa më e preferuar e racioneve të tyre

Buka u ngjason somuneve, por është shumë më e butë dhe më e shijshme. Ata e quajnë “Naan”.

E pra, ta gatuajnë edhe ne atë specialitet të tyre të njohur, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

• 280 g miell,
• 1 qese e vogël pluhur për simite,
• 1 lugë e vogël kripë,
• 50 g jogurt,
• 170 ml ujë të vakët,
• vaj për lyerje.

Udhëzimi:

Nga të gjithë përbërësit ngjisheni brumin, lëreni një orë të mbuluar në temperaturë dhome që të pushojë.

Brumin qiteni në pak miell, ndajeni në 6 pjesë të njëjta, bëni të madhësisë së pjatës së vogël, lyeni me vaj nga të dyja anët dhe fërgojeni në tigan (mos qitni vaj në tigan) nga një minutë nga të dy anët.

Kur të piqet buka, servireni me ushqimin i cili ka salcë, apo bëni ndonjë salcë të cilën e dëshironi që të mund ta lyeni.

Ju propozojmë që herën e parë të bëni masë të dyfishtë, nëse gatuani për më shumë se dy veta, shpejt hahet sepse është shumë e shijshme.

Ju bëftë mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img