Site icon PrishtinaPress

Simiqi e dërgoi Rakiqin në spital pas sulmit

Pasi deputeti i Kuvendit të Serbisë, Goran Rakiq, është sulmuar, atë e ka ndihmuar dhe dërguar në spital deputeti i Kuvendit të Kosovës Igor Simiq.

Ky i fundit e ka shoqëruar pothuajse gjatë gjithë kohës në spital, ish-kryetarin e Listës Serbe.

Dy hetues të policisë i kanë shkuar në banesë Rakiqit, ku i kanë rekomanduar që të kthehet në spital dhe të bashkëpunojë në lidhje me rastin.

KosovaPress, duke iu referuar burimeve të veta raporton se që të dy këto kërkesa i sulmuari i ka refuzuar.

Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Sutjeska”. Raportohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur.

Ai ka marrë lëndime në kokë dhe dorë. Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se nuk kanë informacione.

Exit mobile version