Një vendim i para disa ditëve që mori kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq po i pengon nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq.
Ai ka vlerësuar sot se largimi i objekteve nga hapësirat publike është i drejtuar kundër serbëve vendas.
Madje për këtë i është ankuar edhe ndërkombëtarëve.
Simiq po ashtu ka thënë se Lista Serbe është ende në pritje të reagimit të bashkësisë ndërkombëtare për këtë vendim, të cilin e ka vlerësuar edhe si presion nga ndaj serbëve.