0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Simiq: Heqja e taksës është vetëm shpifje

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se heqja e taksës për mallrat serbe është vetëm një shpifje.

Ditë më parë në një prononcim për gazetën amerikane “The Washington Post”, presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte deklaruar se heqja e taksës ndaj produkteve dhe mallrave serbe mund të diskutohet nëse arrihet një marrëveshje paqësore me Serbinë, transmeton prishtinapress.eu

Mirëpo, këtë gjë po e quan trillim nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Ai në një prononcim për “RTS”-në, ka thënë se pikërisht është dora e djathtë e presidentit Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ai që ka propozuar që kjo taksë të jetë 100 për qind, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj po mburret me vendimin që e ka marrë Qeveria e Kosovës mirëpo, siç u shpreh Simiq, Haradinaj kishte propozuar që kjo taksë të jetë 30 për qind.

Sipas tij, edhe Haradinaj po vazhdon të mburret publikisht për këtë vendim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img