4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Silvio Berlusconi po trajtohet në terapi intensive në Milano

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ndodhet në një terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano.

Sipas raportimeve të shtypit italian, 86-vjeçari ndodhet në terapi intensive në repartin e kardiologjisë së spitalit.

Rai News raportoi se ai ishte dërguar në spital pasi pësoi një “gulçim” ndërsa gjendjen aktuale e ka stabile, raporton theguardian.

Berlusconi, partia e të cilit Forza Italia është në koalicionin qeverisës, ishte liruar nga i njëjti spital të premten, pasi iu nënshtrua kontrolleve rutinë, raporton theguardian.

Manjati miliarder i medias, i cili drejtoi tre qeveri italiane midis fillimit të viteve 1994 dhe 2011, ka pasur disa episode të sëmundjes në vitet e fundit.

Në vitin 2016, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvul të dëmtuar të aortës dhe u shtrua në spital shkaku i infektimit me COVID-19 në shtator të vitit 2020. Më pas ai vuajti nga sëmundje e tjera që lidhen me virusin, një përvojë që ai e përshkroi si “më e keqja e jetës sime”.

Ai është vënë nën kritika muajt e fundit për disa deklarata në mbështetje të presidentit rus, Vladimir Putin, një mik i vjetër, duke përfshirë sugjerimin se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte përgjegjës për pushtimin e Rusisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img