Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka thënë se kundër Italisë do të jetë një ndeshje e vështirë.
Silvinjo, mes tjerash thekson se stadium do të jetë i mbushur me shqiptarë, dhe kjo sipas tij, do t’ua shton përgjegjësinë.
“Do garojmë për çdo pikë dhe të kemi një përvojë të madhe. Kundër Italisë do jetë një ndeshje e vështirë, pas kësaj stërvitje të fundit do vendos për 2-3 emra, sepse e kam në mendje formacionin”, u shpreh Silvinjo.
“Kemi shumë shqiptarë në botë, në Gjermani, Zvicër dhe gjithandej. Përgjegjësi e madhe për ne të përfaqësojmë këtë njerëz të mrekullueshëm anembanë botës. Stadiumi do jetë me ngjyrat kuqezi dhe na shton përgjegjësinë”.