0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Siguria në veri temë e ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen nga sot deri më 29 nëntor në Bruksel dhe në qendër të takimit do të jetë agresioni rus në Ukrainë dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka konfirmuar se një nga temat kryesore të diskutimit do jetë situata e sigurisë në Kosovë.

Në një konferencë për media nga Brukseli, Stoltenberg tha se “kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse e shkëputëse në Bosnjë Hercegovinë, dhe tentime malinje të ndërhyrjeve përfshirë ato nga Rusia”.

Ai ka folur edhe për rritjen e pranisë së NATO-s në Kosovë, duke thënë se po e shqyrtojnë një prani më të qëndrueshme.

“Bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së (Josep Borrell) ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 (njëmijë) trupa në Kosovë. Dhe ne jemi duke ekzaminuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”.

Stoltenger sërish i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që t’i kthehen dialogut, pasi stabiliteti varet edhe nga ky proces.

“ Beogradi dhe Prishtina, duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabilitetit varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit”, tha Stoltenberg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img