Site icon PrishtinaPress

Siguria në trafik, për 24 orë konfiskohen 29 patentë shofer

Policia e Kosovës, sikurse ditëve të kaluara edhe në këtë fillim të vitit 2024, ka vazhduar me aktivitete konkrete në terren duke realizuar detyrat e saja ligjore e operacionale, për të ofruar siguri për pjesëmarrësit në trafik.

Sipas planifikimeve ka pasur patrullime parandaluese, por si zakonisht janë realizuar edhe Pika të Kontrollit për Automjete, ku në nivel vendi janë realizuar 496 pika kontrolli, sipas detyrave që dalin nga urdhri operativ për shtim të masave të sigurisë në trafik.

“Gjatë 24 orëshit të fundit nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen e edhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik, ku mund të veçojmë se për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 29 patentë shofer drejtuesve të automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës nuk ka qëllim të vetëm ndëshkimin por parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik, andaj apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektohen rregullat për një siguri edhe më të madhe.

Exit mobile version