Site icon PrishtinaPress

Siguria në nivel – hiqen grilat që e rrethojnë komunën e Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në këtë komunë është përmirësuar dukshëm, me kërkesë të tij janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.

Atiq tha se nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve.

“Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, shkroi me tjerash Atiq.

Për këtë ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se “institucionet për qytetarët dhe sa më afër qytetarëve”.

Exit mobile version