Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në këtë komunë është përmirësuar dukshëm, me kërkesë të tij janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.
Atiq tha se nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve.
“Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, shkroi me tjerash Atiq.
Për këtë ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se “institucionet për qytetarët dhe sa më afër qytetarëve”.