2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Siguria e ushqimit, temë kryesore në samitin e G20

Siguria ushqimore është tema kryesore në takimin e G20. Kjo pasi Rusia pushtoi Ukrainën, marina e saj vendosi një bllokadë në portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke bllokuar rreth 20 milionë tonë drithë të destinuar për eksport, së bashku me produktet tjera ushqimore si misri dhe vaji i lulediellit.

Duke qenë se Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenjtë të ushqimit në botë, kjo bëri që çmimet e ushqimit të rriteshin në mbarë botën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në korrik, Moska ra dakord të lejojnë anijet të eksportojnë miliona tonë drithë dhe kultura të tjera nga Ukraina përmes korridorit të sigurisë në Detin e Zi.

Por, kjo marrëveshje do të skadojë më 19 nëntor, nëse nuk ripërtërihet.

Duke folur në samitin e G20, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kishte thënë se kjo marrëveshje, për lejimin e sigurt të dërgesave të grurit nga Ukraina, ishte thelbësore për sigurinë globale të ushqimit. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img