Sigal Prishtina ka marrë vendim që mos të garojë më në Ligën Ballkanike në basketboll. Me anë të një komunikate, skuadra më e suksesshme kosovare në basketboll ka treguar arsyej që solli këtë vendim dhe synimet e saj.
“Ju njoftojmë që pas 4 vitesh pjesëmarrje në Ligën Ballkanike SIGAL UNIQA BIBL, garë në të cilën fituam dy herë titullin kampion, bordi drejtues i klubit ka vendosur për të ndërpreRë pjesëmarrjen në këtë garë.
I gjithë fokusi i klubit do të jetë në garat Europiane te Fiba-s dhe ato vendore.
Poashtu menaxhmenti i klubit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën tjetër regjionale ABA LIGA.
Ne me këtë rast falënderojmë udhëheqësit e Ligës Ballkanike për mundësinë e dhënë për thyerjen e izolimit të basketbollit Kosovar si dhe ngritjen e cilësisë së Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina dhe basketbollit Kosovar në përgjithësi” thuhet në njoftim.